Lidhje

Shqipëri: Hiqet arresti për Drejtorin e Tatimeve, Arben Sefgjini


Në Shqipëri gjykata e krimeve të Rënda vendosi sot të heqë masën e arrestit të shtëpisë për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Arben Sefgjini i akuzuar për rrëmbimin, dhe torturimin që coi në vdekjen e shqiptaro maqedonasit Remzi Hoxha në tetor të vitit 1995

Sipas vendimit të gjykatës Sefgjinit i njihet e drejta të vazhdojë edhe funksionet e tij publike, ndonëse në të vërtetë ai gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka hequr dorë nga detyra e drejtorit të Tatimeve.

Ky fakt madje u bë shkak i protestave të përsëritura të opozitës dhe sulmeve të hapura të saj ndaj kryeministrit duke qenë se sipas tyre vazhdonte të mbante në një post të lartë një person të akuzuar për një krim të rëndë.

Nga ana e tij Sefgjini, ish drejtues i lartë i shërbimeve sekrete në vitin 1995 ka mohuar të ketë gisht në zhdukejn e Remzi Hoxhës madje ka deklaruar se emrin e tij e ka dëgjuar shumë muaj më vonë.

Ndërkohë që një tjetër i pandehur në këtë çështje, funksionar po i shërbimeve sekrete të kohës ka dëshmuar se i gjithë operacioni për rastin e Remzi Hoxhës është drejtuar drejtpërsëdrejti nga Sefgjini.

XS
SM
MD
LG