Lidhje

BE-ja miraton planin për fillimin e bisedimeve strategjike me Rusinë


Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan zyrtarisht planin për fillimin e bisedimeve që janë shtyrë që prej një kohe të gjatë, me Rusinë, lidhur me një marrëveshje të re të Partneritetit Strategjik.

Marrëveshja u miratua sot, ndërsa ministrat e organizatës 27 anëtarëshe u takuan në Bruksel. Bisedimet e Bashkimit Evropian me Rusinë pritet të fillojnë në fund të qershorit.

Me këtë akt merr fund bllokimi dy-vjeçar i Paktit strategjik, i cili përfshin një gamë të gjerë marrëveshjesh të tjera mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si në aspektin politik, tregtar dhe të energjisë. Polonia fillimisht i bllokoi bisedimet në vitin 2006, kur Rusia ndaloi importimin e mishit nga ky vend. Lituania, më vonë i bllokoi bisedimet, për shkak të një mosmarrëveshjeje të shkaktuar nga ndërprerja e dërgesave të naftës nga ana e Rusisë përmes tubacionit, për në rafinerinë lituaneze të naftës.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitri Rupel, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se parashikon që bisedimet të zgjasin rreth një vit, dhe në përfundim të tyre Traktati të ratifikohet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG