Lidhje

BE-ja vendos të mos ndryshojë nivelin e trupave në Bosnje


Ministrat e mbrojtjes së Bashkimit Evropian kanë vendosur të mbajnë forcën paqeruajtëse të BE-së në Bosnje-Hercegovinë në nivelin e tanishëm duke thënë se vendi nuk është krejtësisht i qëndrueshëm.

Ministri slloven i Mbrojtjes Karl Erjavec, vendi i të cilit mban presidencën e radhës citoi dje një mosmarrëveshje mes udhëheqësve boshnjakë lidhur me situatën në Kosovë si një nga arsyet e vazhdimit të forcës në nivelin aktual. Bashkimi Evropian mori detyrat paqeruajtëse në Bosnje nga Natoja në vitin 2004.

Po dje, BE-ja hapi bisedimet me Bosnjen për udhëtimet pa vizë në vendet e BE-së për qytetarët boshnjak. Komisioneri i BE-së për Zgjerim Olli Rehn e quajti mundësinë e udhëtimit pa viza si një lajm të mirë për të rinjtë boshnjak. Ai tha gjithashtu se kjo lëvizje është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës. //rd

XS
SM
MD
LG