Lidhje

Itali: Policia arreston 50 pjestarë të Kamorrës


Policia italiane tha se ka arrestuar rreth 50 pjestarë të familjes së krimit të organizuar Kamorra, kontrolli i së cilës mbi fushat e plehrave pranë Napolit e ka rënduar krizën e plehrave që po përjeton ky qytet.

Policia tha se kishte konfikuar edhe rreth 120 milion dollarë që i përkisnin Mafias gjatë bastisjeve të kryera dje në Kazerta pranë Napolit.

Mes të arrestuarve ishte edhe Giuseppe Iovine, vëllai i bosit të krimit Antonio Iovine, i cili është në kërkim.

Kamorra akuzohet për shantazh ndaj biznesmenëve, posedim armësh dhe larje parash. Ajo dyshohet gjithashtu se u jep rryshfet punonjësve të administratës shtetërore si dhe për manipulim të zgjedhjeve.

Kamorra kontrollon grumbullimin e plehrave si dhe fushat e groposjes së tyre rreth Napolit. Mendohet se hedhja e paligjshme e plehrave nga bandat e krimit të organizuar i ka mbushur tej kapacitetit fushat e groposjes, duke bërë që rrugët e Napolit të dominohen nga plehrat. //ii

XS
SM
MD
LG