Lidhje

Dëmet e duhanit mes grave. Vaksinimi jo i rregullt nuk  i mbron fëmijët nga sëmundjet


Studim mbi dëmet e duhanit mes grave

Lënia e duhanit mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve. Një studim i kryer mes grave që pijnë duhan tregon se lënia e tij pakëson dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje vdekjeprurëse brenda 5 vjetëve të ardhshëm.

Liz Rajlli filloi të pijë duhan që kur ishte 15 vjeç. Ajo nuk e dinte se ky ves do të zgjaste për 30 vjet. Por më pas e kuptoi se nëse do të vazhdonte të pinte duhan, me siguri do të vdiste prej tij.

Kohët e fundit, shkencëtarët morën në shwyrtim se sa shpejt mund të pakësohet rreziku ndaj problemeve të shëndetit kur gratë lënë duhanin.

Mjekja Stacey Kenfield pranë shkollës për shëndetin public në universitetin e Harvardit thotë se ajo dhe kolegët e saj arritën në përfundimin se për disa sëmundje nuk duhet kohë e gjatë që gratë të shohin rezultatin pozitiv dhe të mirat që vijnë nga lënia e duhanit.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim gjendjen e rreth 100 mijë grave nga viti 1980 deri më 2004 dhe krahasuan numrin e vdekshmërisë nga sëmundje të ndryshme mes atyre që pinin duhan edhe atyre që e kishin lënë atë, me grupin e grave që nuk kishin pirë asnjëherë duhan. Rezultatet e vëzhgimeve treguan një pakësim të madh rrezikut të vdekjes menjëherë sapo grate linin duhanin.

Mjekja Kenfielld thotë se brenda 5 vjetëve pas lënies së duhanit, u vu re një pakësim prej 21 përqind i rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive dhe një pakësim prej 50 përqind në rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të zemrës. Studimi tregoi gjithashtu se 20 vjet pas lënies së duhanit rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare pakësohej edhe më shumë. Sipas studimit, rezultatet e të cilit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, kur organizmi pastrohet nga karcinogjenet që hyjnë në trup nëpërmjet tymit të cigares, organizmi është në gjendje të riparojë veten.

Liz Rajlly, e cila e la duhanin në vitin 2002, thotë se pas kaq shumë vjetësh është në gjendje të marrë frymë lirisht. Tani ajo këshillon gratë e tjera që të lënë duhanin.

Studim i financuar nga qeveria amerikane mbi dëmet e alkoholit

Kur njerëzit dëgjojnë për probleme të shëndetit mendor, ata e lidhin ato kryesisht me sëmundje të njohura si depresionin, ankthin apo çrregullim bipolar. Por rezultatet e një studimi në shkallë të gjërë nga ana e qeverisë tregojnë se cdo vit gjithnjë e më shumë amerikanë preken nga alkoholizmi më shumë sesa nga çdo çrregullim tjetër mendor.

Mjekët pranë Institutit kombëtar kundër alkoholizmit, morrën në shqyrtim mbi 43 mijë amerikanë të rritur dhe vunë re se afro 2 përqind e tyre bësheshin alkoholistë brenda një viti, rritëm ky që ia kalon edhe shtimit të rasteve të sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet tregojnë se 1 përqind tjetër e këtyre të rriturve treguan shenja të pirjes së tepruar. Kjo krahasohet me ritmin e 1 presje 5 përqind për shtimin e rasteve të depresionit, çrregullimeve të ankthit, dhe me 0 prejse 5 përqind të sëmundjeve bipolare.

Dëmet nga pirja e tepruar e alkoholit janë shqetësuese. Ato i kushtojnë buxhetit të shtetit çdo vit më shumë se 180 milionë dollarë, dhe janë shkaktarë të mbi 50 përqind të aksidenteve me makina dhe marrin jetën e 100 mijë njerëzve në vit.

Ndër shenjat se një njeri mund të ketë problem me pijet alkoholike përfshihen pirja vetëm, pirja çdo ditë dhe shpërthim në zemërim me dhunë gjatë pirjes.

Vaksinimi jo i rregull i bën fëmijët të pambrojtur nga sëmundjet

Lija, shytat, kolla e mire; këto sëmundje dikur të rënda e ndonjëherë vdekjeprurëse tashmë janë një kujtesë për fëmijët e sotëm.

Por këto sëmundjet ngjitëse po kthehen përsëri në Shtetet e Bashkuara. Dhe fëmijët amerikanë janë më të pambrojtur sesa mendohej ndaj sëmundjeve të tilla. Në këto përfundime arrin një studim i kryer nga Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e regjistruara mbi imunizimin e mbi 17 mijë fëmijëve dhe vunë re se 2 në 10 fëmijë nuk kishin bërë një prej dozave të vaksinave të tyre.

Kur mjekët shtuan tek kjo listë fëmijët që kishin marrë vaksinën por jo në kohën e duhur ose në doza jo të rregullat, doli se 3 në cdo 10 fëmijë ishin të pambrojtur nga sëmundjet infective.

Studimet tregojnë se edhe një ndryshim i vogël në dozen e vaksinës mund të ketë ndikim të madh. Për shembull, fëmijët që shmangin një doze të vaksinës së poliomenitit shpesh nuk kanë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje.

Ekspertët thonë se prindërit duhet të sigurojnë që fëmijët e tyre t’u nënshtrohen vaksinimit të plotë dhe në kohë, sepse edhe mosbërja në kohë e vaksinës, është njësoj si mosvaksinim. Studimi u botua në revistën amerikane të mjekësisë parandaluese.

XS
SM
MD
LG