Lidhje

Gjeorgjia do që Rusia të kërkojë falje për goditjen e avionit


Gjeorgjia po kërkon nga Rusia të kërkojë falje për goditjen me armë dhe rrëzimin muajin e kaluar të një avioni gjeorgjian zbulimi pa pilot, që po fluturonte mbi Abkazi.

Zëvendësministri i jashtëm gjeorgjian, Grigol Vashadze, thirri sot ambasadorin rus në Tbilisi dhe po ashtu kërkoi kompensim për avionin pa pilot. Hetuesit e OKB-së publikuan dje një raport, ku thuhej se të dhënat e radarit paraqisnin një avion ushtarak që kishte marrë rrugën e kthimit në drejtim të hapësirës ajrore të Rusisë, pas rrëzimit të avionit pa pilot mbi republikën separatiste të Abkazisë.

Ministrija e Jashtme ruse shprehu dyshime lidhur me vërtetësinë e këtyre të dhënave. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndodhet në Danimarkë, i bëri thirrje Gjeorgjisë ta dorëzojë videokasetën ku është dokumentuar rrëzimi i avionit, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë incident dhe këmbëngul se ishin seperatistët abkazianë që e rrëzuan avionin.

XS
SM
MD
LG