Lidhje

SHBA reagon ndaj zgjatjes së arrestit shtëpiak për opozitaren birmaneze


Presidenti Bush thotë se ndjehet thellësisht i shqetësuar për vendimin e Birmanisë për zgjatjen e afatit të arrestit shtëpiak për udhëheqësen e demokracisë Aung San Su Ki, e cila është mbajtur në arrest shtëpie që në vitin 2003. Shtëpia e Bardhë sot i bëri thirrje Birmanisë t’i lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të fillojë dialogun me Aung San Su Kinë dhe me partinë e saj politike, Lidhja Kombëtare për Demokraci, si dhe ndaj grupeve të tjera demokratike, apo të pakicave etnike.

Departamenti i Shtetit e cilësoi zgjatjen e afatit të arrestit shtëpiak një deklaratë të dëshpëruar lidhur me liritë politike në Birmani, por premtoi se ky zhvillim nuk do të ketë ndikim tek ndihmat amerikane për viktimat e ciklonit në atë vend.

Udhëheqësit ushtarakë të Birmanisë e njoftuan të martën Aung San Su Kinë për shtyrjen e afatit të burgimit, gjatë një vizite që i bënë sot në shtëpi laureates së Çmimit Nobel. Ka njoftime kundërethënëse, në se afati i mbajtjes së saj në arrest shtëpiak do të jetë 6 muaj, apo një vit tjetër. Zgjerimi i afatit për arrestin shtëpiak të zonjës San Su Ki u bë i njohur vetëm disa orë para përfundimit të dënimit të mëparshëm.

XS
SM
MD
LG