Lidhje

Banka Botërore miratoi 4,55 milion dollarë për Shqipërinë dhe Malin e Zi


Banka Botërore miratoi dje një shumë prej 4 presje 55 milion dollarësh për një projekt të përbashkët për menaxhimin e liqenit të Shkodrës.

Kjo shumë do të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi që të administrojnë në mënyrë më efikase liqenin e Shkodrës dhe në një formë më të sigurtë në aspekt e mbrojtjes së mjedisit, duke nxitur zhvillimin e vazhdueshëm. Kjo do të përfshijë një përqëndrim të veçantë tek turizmi dhe peshkimi, që do të ndihmojnë gjithashtu në marrjen e masave në disa zona më të ndotura.

Projekti do të zbatohet nga Shqipëria dhe Mali i Zi. (ze)

XS
SM
MD
LG