Lidhje

Kina shton masat për parandalimin e vërshimeve të mëdha


Kina po shton masat dhe burimet duke evakuuar dhjetra mijëra njerëz dhe duke akorduar miliona dollarë për parandalimin e vërshimeve masive, në liqenet e krijuara nga tërmeti shkatërrues i këtij muaji.

Ditët e ardhshme pritet të ketë shira të rrëmbyeshëm, gjë që ngre shqetësime se një digë në provincën Sëçuan mund të shkatërrohet para se punëtorët të kenë tharë liqenin e krijuar. Punonjësit e shpëtimit kanë evakuuar mbi 150 mijë njerëz që jetonin nën nivelin e liqenit.

Kina ka caktuar një fond prej 27 milionë dollarësh për masat që duhen marrë për të ashtuquajturit liqene të krijuara nga tërmeti, pasi rrëshqitjet e dheut bllokuan lumenjtë pas tërmetit masiv të 12 majit. Agjencia kineze e lajmeve HSINHUA thotë se tërmeti ka krijuar 34 liqene dhe se 28 preje tyre mund të vërshojnë.

Zyrtarët kinezë thonë se numri i të vdekurve nga tërmeti e ka kaluar shifrën e 68 mijë vetëve dhe 20 mijë vetë figurojnë të humbur. Po sot, Minsitria e Jashtme japoneze bëri të njohur se zyrtarët kinezë i kanë kërkuar ushtrisë të dërgojë ndihma nga ajri në Kinë. Japonia thotë se po e shqyrton këtë ofertë.//lk

XS
SM
MD
LG