Lidhje

Presidenti Bush përpiqet të ndihmojë me fonde zotin McCain


Presidenti amerikan Xhorxh Bush po i ndihmon për mbledhjen e fondeve për kandidatin presidencial republikan senatorit Xhon McCain, edhe pse ky i fundit po mundohet të distancohet nga presidenti, i cili nuk gëzon një popullaritet të lartë mes votuesve.

Presidenti Bush dhe Senatori McCain morën pjesë në një takim për mbledhje fondesh në qytetin Feniks dje ndërsa sot presidenti po merr pjesë në dy takime të njejta në shtetin e Jutës. Zyrtarë të fushatës së Senatorit McCain nuk kanë lejuar gazetarët që të marrin pjesë në këto takime.

Në një fjalim të mbajtur dje, senatori McCain ritheksoi përkrahjen e tij ndaj luftës në Irak duke thënë se ai kurrë nuk do të dorëzohej. Por ai paraqiti një drejtim të ri në politikën ndaj sigurisë bërthamore duke thënë se dëshiron të punojë me Rusinë dhe Kinën për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore.

Në anën tjetër, senatori Barak Obama e kritikoi senatorin McCain se nuk ka lejuar gazetarët të marrin pjesë në takimet e tij për mbledhje fondesh. Ai akuzoi zotin McCain se nuk dëshiron të duket se është afër presidentit Bush të cilat ai ka premtuar se do t'i vazhdojë.//lk

XS
SM
MD
LG