Lidhje

28 maj-1 qershor, në Nju Jork zhvillohet Festivali Botëror i Shkencës

  • Kejt Millër

Shkenca është një temë, të cilën disa të rritur e kanë shmangur që prej ditëve të shkollës, kur ata mendonin se shkenca ishte e mërzitshme ose e vështirë. Por janë pikërisht këto perceptime që Festivali Botëror i Shkencës synon t’i eliminojë. Fizikanti Brajën Grin, bashkë-themelues i festivalit, është i vendosur t’i kushtojë shkencës një vemendje të re dhe krejt ndryshe.

“Në shumë prej këtyre programeve, ne kemi media të shumta. Ne kemi aspekte vizuale, muzikë, pjesë vallzimi me qëllim që të krijojmë atë që mendoj se do të ishte një përvojë e plotë dhe reale e shkencës”.

Festivalet shkencore kanë qënë një pjesë popullore e përvojës evropiane e të mësuarit për vite me radhë, por kjo nuk mund të thuhet për Shtetet e Bashkuara. Zoti Grin shpreson që ky festivat të ndryshojë pikërisht këtë fakt.

Programet novatore, që synojnë të habisin, të frymëzojnë dhe të tërheqin pjesëmarrësit, janë të shumta. Një pjesëmarrës i etshëm është aktori i njohur Alan Alda, i cili për shumë vite drejtoi një seri televizive shkencore, ka bërë një njoftim në shërbim të publikut për festivalin e Nju Jorkut.

Brajën Grin thotë se në festival ka diçka për çdo njeri, nga më i riu tek më i moshuari.

“Ne do të përqëndrohemi tek shkenca e sporteve në mënyrë që fëmijët të shikojnë shkencën, që fshihet pas sporteve të ndryshme si basketbolli e bejsbolli. Në këtë festival do të vijnë imagjinarë të Diznit për të treguar shkencën, që fshihet pas gjërave si robotët, realiteti virtual dhe animacioni”.

Zoti Grin shpreson që qyteti i Nju Jorkut të zhvillojë një festivat vjetor me pjesëmarrjen e qyteteve nga e gjithë bota. Ky festival shënon në një farë mënyre fillimin e një epoke të re, epokë që përqafon botën e shkencës. (ze)

XS
SM
MD
LG