Lidhje

Serbi: Partia Radikale dhe ajo Socialiste do të bëjnë koalicion për pushtetin vendor


Nacionalistët serbë dhe aleatët e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç kanë rënë dakord të formojnë një koalicion për pushtetin vendor në Beograd, për të siguruar caktimin e një kryetari bashkie të së djathtës ekstreme. Nuk është ende a qartë nëse do të ketë një aleancë të tillë edhe për qeverisjen qendrore.

Bisedimet për koalicionet e mundshme qeveritare filluan pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe ende vazhdojnë. Marrëveshja mes Partisë Radikale, asaj socialiste të Sllobodan Millosheviçit dhe përkrahësve të kryeministrit Vojisllav Kostunica, bën të mundur që demokratët pro-perëndimorë të humbin kontrollin e Beogradit për herë të parë pas një dekade.

Analistët thonë se Aleksandar Vuçiç i Partisë Radikale, është kandidatura e mundshme për postin e Kryetarit të Bashkisë, kur të krijohet këshilli i qytetit. Posti i Kryetarit të Bashkisë konsiderohet si detyra e tretë më e rëndësishme politike në Serbi, pas presidentit dhe kryeministrit.//lk

XS
SM
MD
LG