Lidhje

Delegacionet greke, qipriote largohen nga konferenca për shkak të emrit të Maqedonisë


Delegacionet greke dhe qipriote u larguan dje nga një konferencë mbi mospërhapjen e armëve bërthamore në shenjë proteste ndaj vendosjes së Maqedonisë nga organizatorët amerikanë mes vendeve pjesëmarrëve.

Të dyja delegacionet thanë se u larguan për arsye se Shtetet e Bashkuara e identifikuan Maqedoninë si Republika e Maqedonisë dhe jo sipas emërtimit të përdorur nga Kombet e Bashkuara, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Greqia ka një provincë të quajtur Maqedoni dhe e konsideron mënyrën e përdorimit të emrit nga Shtetet e Bashkuara si një kërcënim ndaj integritetit të saj territorial. Delegacioni qipriot u largua në shenjë solidariteti me Greqinë.

Konferenca për mospërhapjen e armëve bërthamore e organizuar në Washington shënoi pesë vjetorin e një iniciative globale për këtë qëllim. //rd//

XS
SM
MD
LG