Lidhje

Opozita sulmon kryetaren e parlamentit Topalli rreth emërimeve në Gjykatën e Lartë


Në Shqipëri opozita ka sulmuar sot kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli për vonesat në miratimin e dekreteve të 5 anëtarëve të gjykatës së Lartë. Sipas kryetarit socialist Edi Rama, kërkesa për verifikimin e figurave të tyre nga ana e kryetares së parlamentit është kapërcim i kompetencave të saj dhe abuzim me detyrën duke parlajmëruar një mocion per shkarkimin e saj.

Sipas zotit Rama pakti për drejtësinë nuk mund të vazhdojë me shkelje të kushtetutës. Por zonja Topalli ka reaguar duke deklaruar se nuk ka asnjë vonesë dhe se gjithshka është bërë në respekt të kushtetutës dhe rregulloreve.

XS
SM
MD
LG