Lidhje

Përparim për çështjen e ishullit të ndarë të Qipros


Kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara në Qipro thotë se është bërë përparim në përgatitjen e bisedimeve për t’i dhënë zgjidhje çështjes së ishullit të ndarë mesdhetar të populluar nga qipriotët grekë dhe turq.

Taje Bruk Zerihun u tha sot gazetarëve në Nikosia se është inkurajuar nga nisma dhe përkushtimi i presidentit qipriot grek Dimitris Kristofias dhe udhëheqësi qipriot turk Mehmet Ali Talat. Ai tha se ende nuk është caktuar data për bisedimet zyrtare.

Dy udhëheqësit u takuan javën e kaluar në Nikozia dhe riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj një federate me dy zona dhe dy komuna. Ata do të takohen përëri në gjysmën e dytë të qershorit.

Dy palët kanë formuar grupe pune dhe komisione për të përgatitur terrenin për bisedimet zyrtare. Por të dy plaët kanë qëndrime të ndryshme për çështje si ndarja e pushtetit, garancitë e sigurisë dhe problemet ekonomike.//rd//

XS
SM
MD
LG