Lidhje

Kryeministri rus, Vladimir Putin viziton Parisin


Ish presidenti i Francës, Zhak Shirak, i tha kryeministrit rus, Vladimir Putin se vitet e presidencës së tij ishin një periudhë për t’u shënuar për Rusinë.

Kryeministri rus u takua sot me zotin Shirak në Paris, gjatë udhëtimit të parë ndërkombëtar të zotit Putin, që kur ai u bë kryeministër në fillim të muajit.

Të dy burrat e shtetit e përkrahën shumë njeri tjetrin gjatë viteve të presidencës së zotit Putin, duke mbështetur idenë e shumë fuqive botërore si kundërpeshë ndaj mbizotërimit të Shteteve të Bashkuara pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Zoti Putin u takua dje me presidentin francez, Nikolas Sarkozi. Kryeministri rus më vonë tha se diskutimet e tyre ishin herë herë shumë të ashpra, por gjithnjë konstruktive.

Po sot, kryeministri Putin njoftoi se qeveria e tij do të dhurojë një shumë prej 155 mijë dollarësh për një muzeum privat, që do të nderojë oficerët e ushtrisë Kozake të epokës cariste. (ze)

XS
SM
MD
LG