Lidhje

Një vinç i madh u rrëzua në qytetin e Nju Jorkut


Një vinç i madh u rrëzua të premten në qytetin e Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e një punëtori ndërtimi dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve.

Vinçi goditi një godinë të lartë me apartamente dhe ra në një rrugë me trafik gjatë orëve të ngarkuara të mëngjesit.

Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës me vinç në këtë qytet në rreth dy muaj. Në muajin mars, një vinç u rrëzua, duke shkaktuar 7 të vrarë dhe 24 të plagosur.

Kryetari i Bashkisë së Nje Jorkut, Majkëll Bllomberg, tha se aksidenti i dytë është i papranueshëm dhe se bashkia do të bëjë hetimet e duhura për të përcaktuar shkakun.

Kryetari i Bashkisë Bllomberg tha se vinçi ishte inspektuar kohët e fundit dhe se pronari dukej se kishte ndjekur rregullat. Ai tha se autoritetet do të shqyrtojnë rregulloret dhe procedurat e ndërtimit për të parë nëse aksidenti mund të ishte parandaluar. (ze)

XS
SM
MD
LG