Lidhje

Anija "Discovery" përgatitet për mision në hapësirë


Agjencia amerikane e hapësirës Nasa tha se kushtet atmosferike janë të përshtatshme për nisjen sot të anijes Discovery nga qendra Kenedi në Florida.

Ekuipazhi prej shtatë anëtarësh i anijes do të çojë pjesën kryesore të laboratorit shkencor japonez Kibo në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Kjo pjesë 11 metra e gjatë do të jetë dhoma më e madhe në stacion.

Ekuipazhi do ta instalojë pjesën e laboratorit japonez gjatë njërës nga tre ecjet në hapësirë të planifikuara për misionin dyjavor. Në ecjet e tjera do të zëvendësohet një çisternë me nitrogjen dhe do të inspektohet paneli diellor i bllokuar nga mbetje metalike./al/

XS
SM
MD
LG