Lidhje

Presidenti Bush kritikon kongresin se po vonon miratimin e ligjeve


Presidenti amerikan Xhorxh Bush kritikoi Kongresin për mungesë veprimi në disa fusha që kërkojnë vëmendje urgjente dhe tha se ligjvënësit duhet të veprojnë shpejtë kur të kthehen javën e ardhshme.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio, presidenti numëroi disa nga këto fusha për të cilat ai mendon se janë vonuar nga Kongresi. Ndër to përmenden financimi i luftës në Irak dhe çështje të tjera që ndikojnë në pozitën e Shteteve të Bashkuara në botë, siç është marrëveshja e tregtisë së lirë me Kolumbinë.

Të dy dhomat e kongresit amerikan kontrollohen nga partia demokrate por presidenti bëri thirrje për bashkpunim nga të dyja partitë.

Duke ju referuar fushatës zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale, presidenti tha se Kongresi duhet t’u tregojë qytetarëve amerikanë se Demokratët dhe Republikanët mund të bëjnë garë me njëri tjetrin por njëkohsisht të bashkpunojnë me njëri tjetrin për të arritur rezultate. //ib

XS
SM
MD
LG