Lidhje

Prokuroria hedh poshtë akuzat për imunitetin e ish Ministrit Mediu


Në Shqipëri, Prokuoria e Përgjithshme hodhi sot poshtë akuzat e Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli për fshehje të dokumentacionit të kërkuar nga Këshilli i Mandateve për çështjen e imunitetit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

Gjatë seancës së djeshme dëgjimore në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve të parlamentit zoti Mediu kishte dorëzuar 8 dosje voluminoze me dokumenta mbi procedurat e përzgjedhjes së kompanisë amerikane që realizonte çmontimet e municioneve në Gërdec dhe gjithë ecurinë e procesit. Mijëra faqet e dokumentave u bënë shkas për reagimin e zonjës Topalli ndaj Prokuorisë.

Por kryeprokuorja Ina Rama përmes një deklarate u përgjigj sot se Parlamentit nuk i janë fshehur dokumenta dhe as nuk do ti fshihen në të ardhmen. Prokuroria, shkruhet më tej në deklaratë i ka paraqitur Këshillit të Mandateve të gjitha aktet mbi të cilat është argumentuar kërkesa për heqjen e imunitetit të Z. Mediu të cilat janë konsideruar si të mjaftueshme për ti dhënë mundesinë parlamentit që të arrinte në një përfundim.

Prokuroria është shprehur gjithashtu se mbetet e gatshme të vleresojë me seriozitet çdo kërkesë të Parlamentit për akte të veçanta që do të gjykohej se do ti shërbenin për të arritur në një vendimarrje sa më të drejtë të tij në lidhje me kërkesen për heqjen e imunitetit të ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. //rd//

XS
SM
MD
LG