Lidhje

Kinë: Rrëzohet një helikopter në një mision shpëtimi


Media shtetërore kineze tha se një helikopter ushtarak që po transportonte të plagosur nga tërmeti i muajit të kaluar u përplas në provincën Sëçuan.

Agjencia Xinhua njoftoi sot se katër anëtarë të ekuipazhit dhe 10 pasagjerë kishin në helikopterin që u përplas dje në mjegullën e dëndur në afërsi të qytetit Jingxiu. Agjencia tha se ka filluar një operacion shpëtimi.

Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se ushtria ka përfunduar një projekt për të drenazhuar ujin nga një lum i bllokuar që kërcënonte një milionë njerëz. Ushtria ka hequr më shumë se 135 mijë metra kubë baltë dhe gurë që kishin bllokuar liqenin Tangjia Shan, Liqeni u krijua nga rrëshqitja e dheut nga tërmeti i 12 majit. Kina tha se gati 69 mijë njerëz gjetën vdekjen nga tërmeti. //ib//

XS
SM
MD
LG