Lidhje

Senati amerikan fillon debatin mbi projekt-ligjin kundër ngrohjes globale


Senati amerikan fillon të hënën, më 2 qershor, debatin mbi projekt-ligjin kundër ngrohjes globale. Ndërsa ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë mundësitë e tyre, ata i kanë kërkuar ndihmë edhe Bashkimit Evropian për këtë çështje. Plani evropian për pakësimin e nivelit të çlirimit të gazeve, që shihet nga disa si një model i mundshëm edhe për Amerikën, është analizuar nga Qendra Pew për Ndryshimet e Klimës Gloable dhe nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetsit.

Tre vjet më parë, Bashkimi Evropian vendosi kufizime ndaj çlirimit të dioksidit të karbonit, gazit përgjegjës për efektin serrë, që ndikon tek ngrohja globale. 27 vende morën pjesë në fazën e provave. Nisma e njohur me emrin Skema e Tregtisë Evropiane, ose ETS, parashikon një sistem kuotash dhe shkëmbimi, përmes së cilit industritë që ulin prodhimin e karbonit, nën kufirin e paracaktuar, mund t’ua shesin diferencën atyre që e kanë tejkaluar kufirin e pordhimit të gazeve. Sipas marrëveshjes së Kiottos, kjo është e lejueshme, përsa kohë që çlirimi global i gazeve të jetë brenda një kufiri të caktuar.

Profesori i Universitetit MIT dhe bashkautor i raportit, A. Denny Ellerman, thotë se vendet anëtare të BE-së kanë bërë më tepër se çdo grup tjetër vendesh për të kontrolluar prodhimin e dioksidit të karbonit. Ai thotë se prova 3-vjeçare evropiane ka qenë një sukses politik dhe ekonomik.

"Para së gjithash, ka një çmim për dioksidin e karbonit dhe ai ndikon tek vendimmarrja për bizneset. Aspekti më i rëndësishëm dhe ai për të cilin duhet menduar, është vendosja e një mekanizmi për kontrollin afat të gjatë të gazeve të çliruara. Kjo infrastrukturë është ngritur, ajo është vënë në provë dhe po funksionon. ...Dhe pakësime ka patur".

Zoti Ellerman thotë se sistemi evropian është një projekt që vazhdon. Me përparimin e mëtejshëm, ai do të përfshijë edhe gaze të tjera, përveç dioksidit të karbonit. Ndërsa ekzistojnë disa rregulla qendrore, çdo shetet pjesëmarrës në projekt është përgjegjës për raportimin dhe zbatimin e rregullave. Zoti Ellerman thotë se operacioni i decentralizuar pasqyron realitetin politik të Bashkimit Evropian.

Çdonjeri nga shtetet evropiane, thotë ai, edhe ai më i vogli, gëzon më tepër sovranitet se çdo shtet amerikan, sado i madh qoftë, si p.sh. Kalifornia, apo Texasi. Pra, në vendet evropiane nuk është e njëjta strukturë si në SHBA.

Zoti Ellerman thotë se analizat që i janë bërë programit evropain treguan se çmimi i karbonit nuk e ka dëmtuar ekonominë, gjë së cilës i druheshin formuluesit e politikave amerikane, në se pakësimi i ngjashëm i detyrueshëm i çlirimit të gazeve dë të zbatohej edhe në Amerikë.

Sipas sistemit evropian, disa kompani përjetuan një pakësim të dioksidit të karbonit, që nuk pritej, pjesërisht ngaqë programi i nxiti industritë t’i bënin më të efektshme operacionet e kompanive të tyre. Kjo është një pasojë, të cilën kompanitë amerikane gjithashtu e kanë arritur, thotë Eilleen Claussen, Presidente e Qendrës PEW për Ndryshimet e Klimës Globale.

"Nga 27, apo 30 kompanitë në SHBA, që kanë përcaktuar vullnetarisht objektiva, në fakt ata i kanë arritur ato nga një numër masash të vogla. Ato nuk kanë vënë në përdorim pajisje masive dhe doli se nuk u bënë shpenzime shtesë për realizimin e tyre. Pra mendoj, se sapo të përcaktohet një çmim për këto shpenzime, do të ketë edhe kompani të tjera që do t’i zbatojnë masat e reja për pakësimin e gazeve".

Mes propozimeve të konsideruara nga Kongresi amerikan, është edhe një ligj që ka mbështetjen e të dy partive, i propozzuar nga senatorët Joe Lieberman dhe John Warner. Ndërsa Akti Lieberman/Warner për Sigurinë Klimatike ndesh në kundërshtimin e Shtëpisë së Bardhë, këshilltari për mjedisin në delegacionin e Komisionit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Malachy Hargadon, thotë se ligji ka shumë gjëra të përbashkëta me planin evropian.

"Ky plan është më gjithëpërfshirës. Ai cakton afate kohore më të gjata dhe mbulon më tepër sektorë se ai evropian. Ai mbulon një pjesë të madhe të ekonomisë".

Kandidatët presidencialë Hillary Clinton, Barack Obama dhe John McCain, mbështesin pakësimin e gazeve të dëmshme dhe pritet ta pasqyrojnë këtë në ligj. Malachy Hargadon i Komisionit Evropian thotë se ky ligj është mirë të jetë në përputhje me rregullat e tregut. Bashkimi Evropian nuk është e vetmja organizatë që përcakton një tavan dhe skemë tregtie. Zelanda e Re do të fillojë një nismë të ngjashme këtë vit. Kanadaja dhe Australia shpresojnë t’i finalizojnë planet për një masë të ngjashme dhe të fillojnë nga zbatimi i saj deri në vitin 2010. //iç//

XS
SM
MD
LG