Lidhje

Maqedoni: Kryeministri Nikola Gruevski deklaron fitoren në zgjedhjet parlamentare


Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka deklaruar fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare, gjatë të cilave një individ humbi jetën nga të shtënat në një qendër votimi.

Megjithëse rezultatet nuk janë ende të plota dhe zyrtare, partia VMRO-DPMNE duket se ka shënuar një fitore të thellë dhe do të mbajë më shumë se gjysmën e 120 vendeve në parlament. Zyrtarët maqedonas thonë se votimet do të përsëriten në 22 qendrat që u mbyllën dje për shkak të dhunës.

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të deputetëve në parlamet dhe kështu do të ketë mundësinë të formojë qeverinë pa ndihmën e ndonjë koalicioni.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar rreth nëntë mije vota më shumë se rivalja e saj, Partia Demokratike Shqiptare. Ndërkohë, përkrahës të PDSH-së festuan mbrëmë fitoren në sheshin e Tetovës së bashku me simpatizantët e VMRO-DPMNE-së. //iç/

XS
SM
MD
LG