Lidhje

Presidenti Bush nderon me Medaljen e Lirisë një 19-vjeçar


Presidenti amerikan Xhorxh Bush nderoi me çmimin më të lartë ushtarak të vendit një ushtar të ri, i cili i vra në Irak duke mbrojtur bashkëluftëtarët e tij.

Prindërit e 19-vjeçarit Ros Mekginis e pranuan medaljen në emër të djalit të tyre sot, në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush tha se Medalja e Lirisë jepej për trimëri dhe i kalon kufijtë e normave të detyrës dhe urdhërave që mund të japë një komandant. Zoti Mekginis u vra në vitin 2006 nga një granadë dore, që një pjesetar e kryengritësve irakiane e kishte hedhur brenda një automjeti ushtarak, ku ndodhej ai dhe katër ushtarë të tjerë.

Presidenti tha se zoti Mekginis e kishte mbuluar granadën me trupin e tij, duke shpëtuar shokët e tij ushtarë. Zoti Bush tha se ai mund të kishte dalë shumë lehtë nga automjeti dhe të shpëtonte veten. Ros Mekginis është ushtari i katërt që merr Medaljen e Lirisë për vepra trimerie gjatë shërbimit në Irak. //lk

XS
SM
MD
LG