Lidhje

Takim Olmert-Abas për çështjen e Jeruzalemit Lindor


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert zhvilloi bisedime me Presidentin palestinez Mahmud Abas, para nisjes për një vizitë tri ditëshe në Shtetet e Bashkuara.

Takimi në Jeruzalem zhvillohet një ditë, pasi Izraeli bëri të njohur se synon të ndërtojë rreth 900 shtëpi në Jeruzalemin Lindor, një zonë e debatueshme. Ky veprim u dënua nga palestinezët, si një rrezik për paqen.

Zoti Abbas i tha gazetarëve sot se do të jetë e vështirë të arrihet marrëveshja e paqes, në se ndërtimi i shtëpive nuk ndalohet. Por një zëdhënës izraelit tha se vendi i tij nuk ka premtuar asnjëherë se do ta ndalojë ndërtimin e, sipas fjalëve të tij, “lagjeve hebraike në Jeruzalem”.

Të dy udhëheqësit i rifilluan bisedimet e paqes nëntorin e kaluar, por përparimi ka qenë i ngadalshëm. Negociatat mund të ndikohen së tepërmi nga kërkesa përherë e më e madhe në Izrael për dorëheqjen e zotit Olmert nga pushteti, lidhur me disa akuza ndaj tij për korrupsion. Pas takimit me zotin Abas, zoti Olmert u nis për në Washington, ku do të ketë bisedime me Presidentin amerikan Xhorxh Bush.//lk

XS
SM
MD
LG