Lidhje

Maqedoni, Gruevski fiton shumicën; Departamenti amerikan i Shtetit reagon ndaj dhunës


Partia Konservatore e Kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski siguroi fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, që u shoqëruan nga një incident vdekjeprurës me armë zjarri dhe njoftime për kërcënime dhe manipulime.

Rezultatet tregojnë se Partia Konservatore VMRO-DPMNE do të ketë në kontroll mbi 50 për qind të vendeve në Parlamentin me 120 deputetë.

Vëzhgues të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thanë se votimet nuk i përmbushën plotësisht standartet ndërkombëtare për arsye të dhunës, kërcënimeve dhe mbushjes së kutive të votimit në zonat me shumicë shqiptare.

Zyrtarët maqedonas thanë se votimet do të përsëriten në 22 zona votimi, ku zgjedhjet nuk u zhvilluan për shkak të dhunës.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë thellësisht të shqetësuara rreth njoftimeve për incidente me dhunë, për frikësim të votuesve dhe për parregullsitë gjatë fushatës elektorale në Maqedoni, të cilat vazhduan edhe në ditën e zgjedhjeve.

Chase Beamer, zëdhënës i zyrës për çështjet europiane në Departamentin e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjet ndaj udhëheqësve politikë dhe institucioneve shtetërore maqedonase për t'u dhënë fund dhe për të parandaluar incidente të tilla. Ai bëri gjithashtu thirrje që autorët të nxirren para drejtësisë.

Është e nevojshme, tha zëdhënësi, që udhëheqësit politikë të vendit t'u përmbahen përgjegjësive të tyre që lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve në një atmosferë pa dhunë dhe pa frikësime, në përputhje me ligjet e Maqedonisë dhe me standardet ndërkombëtare. //bsa//

XS
SM
MD
LG