Lidhje

Pakistan, 8 të vrarë nga një shpërthim para ambasadës daneze


Në Pakistan, shpërthimi i një makine bombë para ambasadës daneze, në kryeqytetin e vendit, Islamabad, shkaktoi vdekjen e të paktën 8 vetëve dhe plagosi dhjetra të tjerë.

Agjencia shtetërore pakistaneze e lajmeve thotë se mes të vdekurve janë dy policë të ambasadës.

Dëshmitarët thonë se një makinë që kishte ndaluar pranë hyrjes së ambasadës, shpërtheu të hënën pasdite, duke rrëzuar muret rrethuese dhe duke shkatërruar automjetet aty pranë.

Një zyrë aty pranë, e financuar nga OKB-ja, pësoi dëme të mëdha. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush.

Danimarka ka marrë vazhdimisht kërcënime për sulme terroriste, që kur disa gazeta daneze ribotuan në muajin shkurt një karikaturë, ku Profeti Muhamed ka vënë mbi kokë një çallmë, që i ngjan një bombe. //bsa//

XS
SM
MD
LG