Lidhje

Liberalizimi i vizave: BE-ja përcakton kushtet për Shqipërinë


Komisioni europian ka përcaktuar kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për të arritur një marrëveshje për liberalizimn e vizave. Dokumenti i cili do të jetë udhërrëfyesi i gjithë këtij procesi, një kopje të të cilit e ka siguruar Zëri i Amerikës, pritet t’i dorëzohet nesër ministrit të Jashtëm shqiptar Lulëzim Basha në Bruksel. Sipas dokumentit Shqipërisë i kërkohen ndërhyrje të shumta në legjislacion, ngritjen e një sërë strukturash, trajnimin e tyre dhe mbështetje të konsiderueshme financiare.

Në fillim të muajit mars të këtij viti, zëvendëspresidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian Franco Frattini, hapi zyrtarisht në Tiranë bisedimet për liberalizimin e vizave. Pas këtij angazhimi, i cili përfshin edhe vendet e tjera të Ballkanit për heqjen, ndaj qytetarëve të këtyre vendeve, të të gjitha pengesave për udhëtim në vendet Shengen, Brukseli ka përcaktuar në mënyrë të detajuar detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë. Dokumenti është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe nesër pritet t’i dorëzohet zyrtarisht ministrit të Jashtëm Shqiptar Lulëzim Basha. Ai është i ndarë në katër blloqe kryesore që përmbledhin fushat ku kërkohet ndërhyrje dhe përcakton në mënyrë të qartë atë çka Shqipëria dhe autoritetet e saj duhet të realizojnë.

Lidhur me dokumentat e udhëtimit ajo që kërkohet qartë është prodhimi e pajisja e qytarëve shqiptare me pasdaporta biometrike, marrja e masave për të garantuar integritetin dhe sigurinë e procesit të shpërndarjes, programe trajnimi për zyratrët dhe autoritet që do të merren me to, raportimin në Interpol të pasaportave të humbura apo të vjedhura.

Përsa i përket cështjes së Administrimit të kufijve Komisioni kërkon përshtatjen dhe zbatimin e legjislacionit që rregullon lëvijen e personave të kufitë e jashtëm, mas buxhetore dhe administrative që të sigurojnë infrastrukturë efikase, pajisje dhe teknologji si dhe programe trajnimi me policinë kufitare, doganierët dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Shqipërisë I kërkohet ngritja dhe zbatimi I mekanmizmave për kontrolin e flukseve migratore, mbajtjen e të dhënave si për emigracionin e ligjshëm ashtu dhe atë illegal apo ngritjen e strukturave për analizimin e tyre. Po ashtu kërkohet përmirësimi edhe në hetimin e rasteve te trafiqeve të organizuara.

Rendi Publik dhe Siguria janë një tjetër fushë ku kërkohen ndërhyrje të shumta. Në dokument theksohet se shqipëria duhet të zbatojë strategjinë e luftës kundër krimit të organizuar me një plan veprimi që të ketë afate të përcaktuara kohore e të mbështetet nga burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare. E njëjta gjë kërkohet edhe për luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore apo kundër korrupsionit. Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të pasuriove të kriminelëve apo dhe zbatimi i strategjisë kombëtare kundër trafikut të drogës janë cështje të tjera ku kërkohet të merren masa. Në dokument nënvozohet nevoja e bashkëpunimit të strukturave gjyqësore dhe të prokurorisë me shtetet anëtare të Be dhe vendet e rajonit apo dhe një ndërveprim efikas edhe mes vetë strukturave të brendshme shqiptare.

Kërkesat e detajuara të Komisionit europian do të kërkojnë një angazhim serioz të strukturave të shtetit shqiptar. Theksi kudo vihet në nevojën për zbatimin e ligjeve apo konventave ndërkombëtare, një mangësi e dukshme e institucioneve shqiptare. Shqipëria do të duhet të ngrejë një sërë strukturash të reja dhe të japë për to mbështetjen e nevojshme financiare. Sic theksohet edhe në dokument, shpejtësia e lëvizjes drejt liberalizimit do të varte nga progresi I bërë nga secili vend në përmbushje të kushteve të vëna. I gjithë progresi do të vëzhgohet nga afër prej Këshillit dhe komisionit europian. Komisioni do të raportojë rregullisht për ecurinë në zbatimin e kërkesave. Raportimi i parë do të jetë para fundit të këtij viti. Në mbyllje të procesit do të jetë Komisioni europian i cili do t’i propozojë Këshillit të ministrave, pas konsultimit me Parlamentin europian marrjen e vendimit. Një vendim i cili do të kërkojë një votim më shumicë të kualifikuar të vendeve anëtare.

XS
SM
MD
LG