Lidhje

Protestat evropiane ndaj çmimit të karburantit shtrihen në Britani


Dhjetra peshkatarë britanikë u grumbulluan në qendër të Londrës, në vazhdën e protestave që kanë përfshirë Evropën kundër çmimeve në rritje të karburantit. Peshkatarët, që u mblodhën sot para agjencisë së ushqimit dhe sigurisë së mjedisit thonë se çmimi i lartë i karburantit po e paralizon industrinë e peshkimit dhe po rrezikon punët e tyre.

Demonstrata bëhet një javë pasi autokolona me kamionë bllokuan rrugët pranë Londrës për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të karburantit. Protestat në Britani përkojnë me një sërë protestash të tilla në Francë, Spanjë dhe Itali. Sot pranë Parisit, kamionistët bënë një protestë tjetër, lëvizja e fundit që synon bllokimin e depove të karburantit dhe atë të arterieve të transportit.

Të hënën, ministrat e financave nga 15 vende evropiane që përdorin Euron nuk e pritën me shumë entuziazëm propozimin e Francës për shkurtimin e taksave të karburantit për të lehtësuar krizën.//lk

XS
SM
MD
LG