Lidhje

Ekuipazhi i anijes "Discovery" përgatitet për ecje në hapësirë


Astronautët në anijen e hapësirës "Discovery" po bëjnë sot përgatitjet për të kryer një ecje në hapësirë, gjatë së cilës do të bashkojnë një laborator të ri me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Specialistët e misionit, Mike Fossum dhe Ron Garan do ta shkëpusin laboratorin japonez “Kibo”, me vlerë 1 miliardë dollarë, nga anija Discovery dhe do ta bashkojnë atë me stacionin. Po ashtu, ata do të ndihmojnë në heqjen e një krahu inspektues nga stacioni dhe do të pastrojnë mbetjet nga një lidhje difektoze e panelit diellor.

Ndërkohë, astronautët në Stacionin e Hapësirës, do ta përdorin krahun robotik të stacionit për heqjen dhe instalimin e laboratorit me përmasat e një autobuzi. Zyrtarët e NASA-s thonë se shkëputja e anijes nga toka të shtunën, gjatë nisjes, shkaktoi dëme të parashikuara në platformën e lëshimit.//lk

XS
SM
MD
LG