Lidhje

LDN, një ilaç i ri që lufton një numër sëmundjesh


Rastet e mbipeshës trupore mes fëmijëve nuk pësojnë rritje

Statistikat e fundit të qeverisë tregojnë se që nga viti 1999, rastet e mbipeshës trupore tek fëmijët nuk kanë shënuar rritje. Shtrohet pyetja; A mund të jetë ky fillimi i fundit të rastave të mbi peshës trupore tek fëmijët?

Mbi pesha trupore në Shtetet e Bashkuara ka qënë në rritje që prej vitit 1960 kur vetëm 5 përqind e fëmijëve ishin mbipeshë. Në vitin 1999, kjo shifër u rrit në 19 përqind, por të dhënat e fundit tregojnë se këto shifra po shkojnë drejt rënies.

Shkencëtarë pranë qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve analizuan të dhënat nga 8 mijë fëmijë në mbarë vendin që morrën pjesë në një anketë shëndetësore. Ekspertët morrën në shqyrtim të dhënat nga viti 1999 deri më 2006 dhe vunë re se gjatë kësaj periudhe rastet e mbipeshës trupore tek fëmijët nuk ishin shtuar. Këto nivele nuk ishin rritur si tek djemtë edhe tek vajzat, megjithëse fëmjët meksikano amerikanë e afrikano amerikanë vazhdojnë të jenë me mbipeshë më të madhe në krahasim me fëmijët e racës së bardhë.

Ekspertët shprehen të kënaqur në përgjithësi me të dhënat e studimit, duke thënë se këto janë rezultatet e përpjekjeve dhe masave të mara nga sektori i shëndetit publik për të luftuar mbipeshën trupore tek fëmijët duke hequr nga menutë e menzave të shkollave artikujt ushqimorë që shkaktojnë mbipeshë. Por gjithashtu ata theksojnë se mos shtimi i rasteve të mbipeshës nuk do të thotë pakësim i tyre dhe në këtë drejtim mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

LDN, një ilaç i ri që lufton shumë sëmundje

Shkencëtarët kanë krijuar një ilaç që mund të përdoret ndaj shumë sëmundjeve përfshi sklerozën e shumëfishtë, parkinsonin madje edhe kundër virusit HIV. Por vështirësia që ndeshen ata është financiare dhe se sa do të jenë në gjendje të bindin firmat farmaceutike për të investuar në këtë prodhim të ri?

Ilaçi quhet LDN, akronim anglisht që në shqip mund të përkthehet si “dozë e ulët naltrexone”. Shumë pacientë që e kanë provuar thonë se ilaçi jep rezultat të mira dhe nuk lë efekte të këqia anësore. Por marrja e LDN-së në farmaci mund të jetë problem.

Pam Suegart përpiqet të kujdeset për fëmijët e saj. Por nuk e ka të lehtë. Ajo vuan nga sëmundje Crohn që shkakton fryrje e ndonjëherë ulcer në organin e tretjes. Si pasojë e sëmundjes, Pam ra nga pesha afro 30 kilogram dhe flokët filluan t’i binin. Dikush i tha se shkencëtarët në një klinikë po bënin prova me një ilaç të ri që mund t’a ndihmonte atë. Kështu Pam u bë pjesë e grupit të pacientëve që po eksperimenton ilaçin LDN në Kolegjin mjekësor të Pensilvanisë.

Deri tani ky ilaç është provuar i suksesshëm në doza të larta vetëm në trajtimin e personave nën ndikimin e forte të drogës si heroine e opium. Shkencëtarët mendojnë se një dozë e ulët me LDN mund të ndihmojë miliona pacientë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Megjithatë mjekët kanë provuar se LDN-ja mund të pakësojë dukshëm simptomat tek pacientët me dhimbje në stomak.

Mjekja Xhill Smith thotë se LDN-ja vepron duke forcuar sistemin e imunitetitit të organizmit, ndryshe nga ilaçet e tjera që e dobësojnë atë. Dhe dobësimi i sistemit të imunitetit dihet se i hap rrugën sëmundjeve të tjera dhe mund të bëhet shkak për kancer. Deri tani shkencëtarët janë të kënaqur me rezultatet dhe pas dy a tre provave të tjera klinike, ata shpresojnë që LDN-ja të dalë në farmaci.

Ndërkohë doktor Ian Zagon pranë Kolegjit mjekësor, po përdor minjtë në laborator për të parë nëse LDN-ja mund të ndihmojë për ngadalësimin e sëmundjeve të parkinsonit dhe të sklerozës së shumëfishtë. Ai filloi kërkimet në këtë fushë pasi dëgjoi nga pacientët pjesmarrës në studim, se duke marrë LDN ata ndjeheshin më mire.

Por për të siguruar miratimin nga qeveria për përdorimin e LDN-së nevojiten prova e studime të tjera në shkallë të gjërë, dhe për këtë duhen fonde. Doktor Zagon thotë se fondet financiare për studime në shkallë të gjërë zakonisht vijnë nga firmat e mëdha farmaceutike. Shkencëtarët thonë se LDN-ja ka edhe kosto të ulët, vetëm një dollarë në ditë për pacient dhe kjo mund të shihet nga firmat framaceutike si pa interes fitimi. Studimi i tanishëm financohet nga Instituti kombëtar i shëndetit dhe nga Programi për kërkime mjekësore në shkallë të gjërë.

XS
SM
MD
LG