Lidhje

Banka Botërore, 20 milionë dollarë kredi për rrugët lokale në Shqipëri


Banka Botërore miratoi një kredi prej 20 milionë dollarësh për Projektin e Rugëve Dytësore dhe Lokale në Shqipëri.

Ky projekt synon të përmirësojë hyrjen e shërbimeve themelore dhe tregjeve ekonomike, veçanërisht në zonat rurale duke përmirësuar kushtet e menaxhimit dhe financimin e rugëve rajonale.

Kostoja totale e projektit është 40 milionë dollarë, 20 milionë prej të cilave vijnë nga kreditë e buta të Bankës Botërore, 15 milionë nga Fondi i OPECut për Zhvillimin ndërkombëtar dhe 5 milionë do të jepen nga qeveria shqiptare.

Zbatimi i këtij projekti do të bëhet nga Fondi Shqiptar për Zhvillim i mbështetur nga një komision mbikëqyrës i krijuar nga Ministria e Punës Publike, Transporiti dhe Telekomunikacioneve. //rd//

XS
SM
MD
LG