Lidhje

Kryetarja Topalli thotë se ish-ministrit Mediu do t'i hiqet imuniteti

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli deklaroi sot se ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu do t’i hiqet shumë shpejt imuniteti, pavarësisht raportit që do të hartojë Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve. Komentet e zonjës Topalli pasuan deklaratën e ashpër të një dite më parë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, ku kërkohej që insitucionet e tjera të mos ndërhynin në hetimet e Prokuorisë. Opozita nga ana e saj u shfaq sot sërish me tone të ashpra kundër trysnisë, që sipas tyre, shumica në pushtet dhe qeveria po ushtrojnë për të penguar hetimet e çështjes së Gërdecit.//lk
XS
SM
MD
LG