Lidhje

OKB: 15 deri 20 miliardë dollarë për të luftuar krizën ushqimore


Kombet e Bashkuara thonë se do të nevojiten 15 deri në 20 miliardë dollarë për të ndalur prirjen e rritjes së çmimit të ushqimeve, që i ka çuar miliona të varfër të botës në prag të urisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u bëri thirrje vendeve që marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë për ushqimin që po mbahet në Romë, të punojnë së bashku dhe të angazhohen energjikisht për të luftuar krizën. Në takim foli gjithashtu Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, i cili u bëri thirrje vendeve të ndryshme t’i heqin pengesat tregtare, të cilat ai i cilësoi si një ndër faktorët për rritjen e ndjeshme të çmimit të ushqimit.

Ndërkohë, Drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit, Josete Sheran, tha se donacionet e reja do ta ndihmojnë agjencinë të sigurojë ushqime për 75 milionë vetë në 60 vende të ndryshme të botës.//lk

XS
SM
MD
LG