Lidhje

Presidenti Bush përgëzon Senatorin Obama për arritjen e numrit të delegatëve


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati për president i Partisë Demokrate, Barak Obama e ka kapur numrin e nevojshëm të delegatëve për të siguruar emërimin e partisë së tij si kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se Presidenti Bush e përgëzoi zotin Obama për këtë arritje.

Zotin Obama e përgëzoi edhe Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs e cila tha se arritja e senatorit Obama është një shembull se fraza “ne populli,” që përfshihet në kushtetutën amerikane po fillon të ketë një kuptim për të gjithë amerikanët.

Kandidati i partisë republikane për president Xhon Mekejn e ftoi zotin Obama të marrë pjesë në një sëri takimesh me qytetarët nëpër qytetet amerikane duke filluar nga 12 qershori.

Në qytetein Baton Ruzh të Luizianës, ai e quajti planin e zotit Obama për të tërhequr trupat nga Iraku si një plan shumë të gabuar. Të dy kundërshtarët do të ballafaqohen me njëri tjetrin në garën presidenciale në zgjedhjet që mbahen në nëntor.//lk

XS
SM
MD
LG