Lidhje

Austria i kërkon shpjegime Sllovenisë për centralin bërthamor


Austria ka kërkuar shpjegime të hollësishme lidhur me shkakun e një rrjedhjeje në centralin e vetëm bërthamor të Sllovenisë, në pjesën juglindore të vendit.

Autoritetet mbyllën të mërkurën centralin në Krsko, pranë kufirit me Kroacinë, pasi deklaruan se kishte pasur rrjedhje të lëndës ftohëse të reaktorit. Zyrtarët sllovenë këmbëngulin se nuk ka pasur rrezatim dhe se incidenti nuk përbën rrezik për popullatën apo mjedisin pranë reaktorit.

Megjithatë, Bashkimi Evropian nxori një paralajmërim, që nxiti grupe austriake kundër energjisë bërthamore dhe në mbrojtje të mjedisit të bënin thirrje për mbylljen përgjithmonë të reaktorit.

Një zëdhënëse e centralit tha se riparimet do të fillojnë nesër dhe se objekti do të rihapet javën e ardhshme. Centrali Krsko është pronë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë.//lk

XS
SM
MD
LG