Lidhje

Barak Obama garanton sigurinë e Izraelit, forcë dhe diplomaci për Iranin


Barak Obama, i cili mendohet të marrë emërimin e kandidatit demokrat për president, tha se në qoftë se zgjidhet, ai do të mbrojë sigurinë e Izraelit, do të vazhdojë proçesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe me vendosmëri do të kundërshtojë çdo përjekje të Iranit për të zotëruar armë bërthamore. Ai mbajti një fjalimi të rëndësishëm mbi politikën e jashtme, vetëm disa orë pasi siguroi emërimin e demokratëve të kandidatit për president.

Senatori Obama e theksoi këtë përpara Komitetit të Marrëdhënieve Publike Amerikano-Izraelite në Uashington, një grup i rëndësishëm për të, për sigurimin e mbështejes së votuesve përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Duke e konsideruar sigurinë e Izraelit të paprekshme dhe të pa negociueshme, ai tha se administrata e tij do të kërkojë për izraelitët dhe palestinezët një zgjidhje me dy shtete, të mbështetur në kërkesat thelbësore.

“Palestinezët kanë nevojë për shtetin e tyre, të ndërtuar mbi parime dhe fqinjësi të mirë, i cili do të krijojë mundësi për zhvillim, por çdo marrëveshje me palestinezët duhet të garantojë identitetin e Izraelit si një shtet hibru me kufinj të sigurtë, të njohur dhe të mbrojtur dhe Jeruzalemi të mbetet kryeqytet i Izraelit dhe njëkohësisht të mbetet i pacopëtuar”, u shpreh zoti Obama.

Ai kritikoi përpjekjet e administratës së Presidentit Bush në Lindjen e Masme, duke thënë se në qoftë se zgjidhet president, ai nuk do të presë ditët e fundit të presidencës së tij për të ndërmarrë një rol aktiv për përparimin e çështjes së paqes në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, asnjëherë nuk duhet ta detyrojnë Izraelin në tavolinë të bisedimeve dhe duhet të mbështesin vendimet e tij për të vazhduar negociatat me Sirinë.

Duke iu referuar deklaratave kërcënuese të Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, kundër Izraelit, senatori Obama tha se qëllimi i tij do të ishte eleminimi i asaj që ai e quajti një rrezik real dhe vdekjepurës nga aktivitetet e Iranit në mbështetje të terrorizmit dhe të përpjekjeve bërthamore, të cilat Irani i mohon.

Në të njëjtën kohë, ai përsëri u mundua të paraqesë platformën e tij se si do të veprojë me Iranin, duke e vënë përballë me atë të senatorit Xhon Mekein, i cili mendohet të fitojë emerimin e kandidatit republikan për president.

Zoti Obama tha se personalisht do të udhëhiqte përpjekjet diplomatike, të përgatitura me kujdes, me një program të detajuar dhe të bashkërenduara me aleatët kryesorë:

"Pavarësisht nga pretendimet e disave, unë nuk jam i ineresuar të ulem dhe të bisedoj me kundësrshtarin tonë për hir të bisedimeve. Por si President i Shteteve të Bashkuara, unë do të isha i gatshëm të udhëhiqja një diplomaci të fortë dhe me principe me udhëheqësin e përshtatshëm iranian në kohën dhe vendin që unë zgjedh, dhe vetën në qoftë se i shërben interesave të Shteteve të Bashkuara. Ky është qëndrimi im. Dëshëroj që kjo të jetë plotësisht e qartë”, tha ai.

Irani dhe përpjekjet për paqe në Lindje e Mesme gjithashtu u trajtuan dhe nga senatorja, Hillari Klinton, e cila vendosi t’i japë fund fushatës së saj në garën presidenciale e 2008, pasi zoti Obama ka siguruar numrin e majftueshëm të delegatëve për të fituar emerimin e demokratëve.

Zonja Klinton përforcoi kritikat e zotit Obama ndaj politikave të administratës së Presidenti Bush, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një fillim të ri për paqen midis Izraelit dhe Palestinezëve.

Ajo gjithashtu përkrahu një përpjekje më të fuqishme të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet ndërkombëtare për parandalimin e Iranit për të zotëruar armë bërthamore.

“Irani është një vend, udhëheqësit e të cilit, presidenti i të cilit mohon Holokaustin. Ai sfidon komunitetin ndërkombëtar, qeveria e tij trajnon, financon dhe armatos terroristët e Hamasit dhe të Hesbollahut për të sulmuar civilët izraelitë. Ai kërcënon se do të shkatërrojë Izraelin. Vetëm këtë javë ai tha se Izraeli është gati të zhduket dhe së shpejti nuk do të ekzistojë. Ne asnjëherë nuk mund ta lejojmë Iranit të zotërojë armë bërthamore”, tha zonja Klinton.

Udhëheqës të rëndësishëm republikanë dhe demokratë në Kongres gjithashtu folën në konferencën e Komitetit të Marrëdhënive e Publike Amerikano-Izraelite për të sgprehur mbështetjen e tyre për Izraelin dhe kritikuan Iranin.

Po dje, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush u takuan në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert, ku diskutuan rreth Iranit, bisedimeve të paqes midis Izraelit dhe Palestinezëve dhe përfishirjen e Sirisë në Liban. Presidenti Bush tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar për të parandaluar Iranin të ndërtojë armë bërthamore.

“ Irani është një kërcënim i pramishëm i paqes dhe kjo është shumë e rëndësishme që bota, ashtu si Shtetet e Bashkuara, ta konsiderojë Iranin një kërcënim serioz”, tha Presidenti Bush.

Edhe Kryeministri Olmert tha dje se Irani është kërcënimi kryesor për botën.

Zoti Olmert tha në konferencën e Komitetit të Marrëdhënive e Publike Amerikano-Izraelite, se komuniteti botëror duhet të marrë masa drastike të bindë Iranin se përpjekja për të zotëruar armë bërthamore do të kishte, siç e quajti ai, me pasoja shkatërrimtare.//af//

XS
SM
MD
LG