Lidhje

BE: Politika të reja për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm


Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për rregulla të përbashkëta për dëbimin e imigrantëve të paligjshëm dhe vizitorëve me viza të skaduara nga organizata me 27 anëtarë.

Sipas marrëveshjes që arrihet pas afro tre vjetësh negociatash imigrantët e paligjshëm nuk mund të mbahen më shumë se 18 muaj para se të dërgohen në vendin e tyre. Gjatë kohës së ndalimit, imigrantëve do t’u jepet mundësia në disa raste që të kenë këshillim ligjor falas, si edhe veshje të nevojshme, kujdes shëndetësor dhe strehim.

Sipas ligjit, do të jenë vetë vendet që do të vendosin nëse imigrantët kualifikohen për ndihmë ligjore kur të apelojnë urdhrin e dëbimit. Vendet e Bashkimit Evropian i hartuan rregullat e reja duke iu përgjigjur shqetësimeve të votuesve për imigracionin nga Afrika dhe Azia. Parlamenti Evropian pritet të votojë për këto rregulla këtë muaj. //ad//

XS
SM
MD
LG