Lidhje

Turqi: Jo shami koke në universitete, vendos gjykata e lartë


Gjykata e lartë e Turqisë ka marrë vendim se shamitë e kokës nuk mund të vihen në universitetet turke. Gjykata sot anuloi disa reforma kushtetuese të cilat e hoqën ndalesën për mbajtjen e shamive të kokës, vendim i cili ishte marrë para një dekade. Gjykata tha se këto reforma shkelnin parimet laike të vendit. Presidenti Abdullah Gyl i kishte miratuar këto reforma në muajin shkurt.

Analistët thonë se ky vendim do të mund të forcojë përpjekjet e kryeprokurorit të vendit Abdurrahman Jalxhinkaja i cili po përpiqet të nxjerrë jashtë ligji partinë turke të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Kryeprokurori gjithashtu ka bërë thirrje që t’u ndalohet aktiviteti politik rreth 70 anëtarëve të kësaj partie, përfshirë zotin Gyl dhe kryeministrin Erdohan.

Zoti Jalxhinkaja ka akuzuar partinë për Drejtësi dhe Zhvillim se po punon kundër sistemit laik të Turqisë, e cila, nga ana e saj i ka hedhur poshtë këto akuza dhe i ka quajtur përpjekjet e zotit Jalxhinkaja për ta mbyllur këtë parti si jo demokratike. //ii

XS
SM
MD
LG