Lidhje

Kosovë: Gjykata dënon Florim Ejupin me 40 vjet burg


Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë shpalli ndaj një shqiptari të Kosovës dënimin me 40 vjet heqje lirie nën akuzat për vrasjen e 11 pjesëtarëve të komunitetit serb dhe plagosjen e 10 të tjerëve në vitin 2001.

Trupi gjykues e shpalli fajtor 30-vjeçarin Florim Ejupi për sulmin mbi një autobus me 57 serbë në shkurt të vitit 2001, të cilët po udhëtonin nga qyteti i Nishit në Serbi për në Graçanicë afër Prishtinës.

Sipas akuzës Ejupi kishte vënë mjete shpërthyese në rrugën ku po kalonte autobusi. Ai u arrestua pas ngjarjes por shpëtoi nga burgu që ndodhej në një bazë amerikane. Ai u arrestua në Shqipëri pas tre vjetësh.

Gjykimi filloi në tetor 2007 në Mitrovicë, për të vazhduar në Prishtinë pas trazirave të 17 marsit në veriun e vendit. //ii

XS
SM
MD
LG