Lidhje

Barak Obama, nga lagjet e varfëra, në kandidat për president

  • Robert Rafaele

Kandidati demokrat për president Senator Barak Obama e ka siguruar numrin e delegatëve që i duhen për të fituar emërimin e partisë së tij për president. Ai do të jetë kanididati i parë afrikano-amerikan në zgjedhjet e përgjithshme. Beteja politike deri në momentin kur ai fitoi ndaj rivales Hillari Klinton ishte e ashpër, ndërsa zoti Obama përballej me pyetje për aftësitë e tij dhe besimet personale:

Barak Obama u lind në Havai në vitin 1961. Ai është bir i një babai nga Kenia dhe i një nëne amerikane nga Kansasi. Ai ka kaloi një pjesë të fëmijërisë të tij në Indonezi dhe më pas studioi në Universiteti e Kolumbias dhe Fakultetin e së Drejtës të Harvardit. Motra e tij, Maya Soetoro-Ng thotë se përvoja e jetës së Obamës e bën kandidaturën e tij “një shans të madh” për Amerikën.

“Të kesh dikë që është i ndershëm, që ka respekt të jashtëzakonshëm për Kushtetutën, respekt të madh jo vetëm për kulturën brenda Shteteve të Bashkuara, por edhe në arenën botërore”.

Karriera politike e zotit Obama mori formë pjesërisht nga vitet e tij të aktivizmit në komunitete në lagjet e vjetra të Çikagos dhe si anëtar i Senatit të Shtetit Ilinoi. Ai u zgjodh në Senatin amerikan në vitin 2004, i njëjti vit kur ai mbajti fjalimin kryesor në Kuvendin Kombëtar Demokrat.

“Unë dal këtu para jush, i vetëdijshëm se historia ime është pjesë e historisë më të madhe amerikane, se unë u detyrohem të gjithë atyre që më paraprinë mua dhe se historia ime do ishte e pamundur në çdo vend tjetër të botës”.

Ai fjalim e vuri Senatorin Obama në qendër të vëmendjes në arenën kombëtare. Frank Mankiewicz ishte sekretar i shtypit dhe këshilltar i Senatorit Robert F. Kenedyi. Ai thotë se Obama ka intelektin dhe imagjinatën e duhur për të qenë një udhëheqës efektiv.

“Pa dyshim, që ai ka një motivim të fuqishëm dhe sigurisht, gjithkush që ka lexuar librat e tij, e kupton se kemi të bëjmë me një njeri me emocione të thella dhe mendime serioze. Ai nuk hedh thjesht sllogane. Kështu, në këtë kuptim, mendoj se ai do të ketë sukses”.

Përkrahësit e Senatorit Obama e vlerësojnë atë pasi i bën për vete votuesit amerikanët, duke i kuptuar shpresat dhe idealet e tyre. Një moment i tillë ishte ai pas konferencave të Partisë Demokrate në Ioua në Janar.

“Na thoshin se kjo ditë nuk do të vinte kurrë, se po pretendonim shumë. Kishte nga ata që thanë se ky vend është shumë i përçarë për t’u bashkuar përreth një synimi të përbashkët. Por sot, në këtë natë janari, në këtë moment historik, ju realizuat atë që skeptikët thoshin se nuk mund ta bënim”.

Senatori Obama është kritikuar shpesh, përfshirë për pohimin se do të takohej me Presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad pa kushte. Ai është përballur gjithashtu me probleme lidhur me kishën e tij në Çikago. Ish-prifti i tij, Jeremiah Rajt kishte bërë komente të ashpra për të bardhët dhe racën në Amerikë. Zoti Obama i dënoi këto komente dhe pastaj u largua nga kisha.

Frank Mankuic thotë se sfida më e madhe e zotit Obama mund të jetë që të tërheqë amerikanët e klasës punëtore.

“Obama duhet të mendojë për sigurimet shëndetësore, çmimin e karburantit, për krizën në tregun e shtëpive dhe të gjithë problemet e tjera që po shqetësojnë amerikanët. Dhe sigurisht lufta”.

Fundi i sezonit të zgjedhjeve paraprake demokrate solli lajme të mira për senatorin Obama. Një anketë e fundit tregon se zoti Obama do të fitonte ndaj Senatorit republikan Xhon Mekein, me një diferencë 47 me 44 për qind.//lk

XS
SM
MD
LG