Lidhje

Këngëtari Princ mbush 50 vjeç


Ylli i muzikës, këngëtari i njohur me emrin Princ feston sot 50 vjetorin. Karriera e tij është e shtrirë në tre dekada dhe e ka çuar interpretuesin në hite të suksesshme si When the Doves Cry, Kiss, Musicology dhe Black Sweat.

Albumi i tij i vitit 1984 Purple Rain u shit në 13 milion kopje dhe i dha atij çmimin Oskar në vitin 1985. I lindur me emrin Princ Rogers Nelson në Minesota ai filloi të mësonte vetë pianon në moshën shtatë vjeçare dhe shtoi dhjetra instrumeta të tjerë në repertorin e tij gjatë viteve në vazhdim.

Ikona e muzikës pop nënshkroi me kompaninë Warner Brothers kontratë që në adoleshencë dhe nxorri albumin e tij të parë For You në vitin 1978 duke marrë rolin e regjizorit, kompozitorit dhe të interpretuesit. Ylli eksentrik i muzikës pop shtoi emrin e tij në Hollin e Famës në vitin 2004. //ad//

XS
SM
MD
LG