Lidhje

SHBA dhe 4 vende të Azisë u japin fund subvensioneve mbi karburantet


Shtetet e Bashkuara dhe katër ekonomitë më të mëdha të Azisë ranë dakort në parim sot për tu dhënë fund gradualisht subvensioneve mbi çmimet e karburantit. Por Kina dhe India mund të mos veprojnë së shpejti.

Ministrat e energjisë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kina, India dhe Korea e Jugut u takuan në Aomori të Japonisë para takimit të Grupit të tetëshes. Të pesë këto vende përdorin gati gjysmën e naftës së botës.

India dhe Kina thanë se nuk mund të marrin veprime të menjëherëshme për të enelimuar subvencionet që i mbajnë të ulta çmimet e karburantit. Këto subvencione fajësohen pjesërisht për çmimet në rritje të karburantit.

Por Sekretari amerikan i Energjisë Samuel Bodman tha se subvencionet e karburantit nuk janë zgjidhja për çmimet në rritje të karburantit. Zoti Bodman u tha gazetarëve se megjithëse kërkesa globale për naftë është në rritje prodhimi i saj është mbajtur në 85 milionë fuçi në ditë për tre vjetët e fundit. Ai bëri thirrje për rritje të ivenstimeve në energji.//IB

XS
SM
MD
LG