Lidhje

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj shtëpisë së Kryeministrit Thaçi


Zyrtarë të policisë në Kosovë kanë arrestuar një të ri shqiptar i dyshuar se kishte sulmuar shtëpinë e kryeministrit të vendit Hashim Thaçi. Një zëdhënës i policisë tha se i arrestuari është një 19 vjeçar i njohur për policinë për disa raste vjedhjesh. I arrestuari i cili u identifikua si Fazli Sejdia nga Prishtina është arrestuar pasi atë e kishte paraqitur në polici i ati. I arrestuari i ka thënë policisë se ka provuar të hyjë në shtëpi pa e pasur idenë se e kujt ishte ajo. Ai është plagosur kur ishte pikasur nga rojat e shtëpisë së kryeministrit të cilët pohojnë se kanë shkëmbyer zjarr me të.

Kjo ngjarje nxiti dje shumë reagime të ashpra në Kosovë. Udhëheqës institucionesh e partish politike e dënuan sulmin në shtëpinë e kryeministrit Thaçi ndërsa bënë thirrje për ndriçimin e shpejtë të autorëve.

Vetë kryeministri Thaçi tha se asnjë sulm nuk mund të dëmtojë sigurinë lirinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Kryeministri deri tash është siguruar nga rojat e tij private e jo nga Shërbimi Policor i Kosovës i cili kujdeset për sigurinë e pjesës më të madhe të udhëheqësve të institucioneve. (ze)

XS
SM
MD
LG