Lidhje

Tërmeti 6,5 ballë trondit Greqinë


Një tërmet me magnitudë 6 presje 5 ballësh tronditi Greqinë jugore, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 20 të tjerë.

Shërbimet e emergjencës në rajonin e Peloponezit njoftuan për dëmtime të godinave të vjetra në qytetin port të Patras dhe në një numër fshatrash.

Media greke tha se rrëzimi i një çatie shkaktoi vdekjen e një personi në Kato Ahaia kurse një tjetër vdiq nga goditja në zemër. Disa njerëz u plagosën nga rënia e shkëmbinjëve ose duke kërcyer nga ballkonet në panik e sipër.

Sismiologët grekë thanë se priten pasgoditje dhe u bënë thirrje njerëzve të jenë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti goditi në orën 3 e 25 pasdite sipas kohës lokale. Epiqendra e tij ishte 205 kilometra në perëndim të Athinës dhe 54 kilometra në jug të Patrës. //rd//

XS
SM
MD
LG