Lidhje

Presidenti Bush fillon nje turne ne Europe

  • Paola Ufson

Presidenti amerikan Xhorxh Bush filloi një turne në Evropë, gjatë të cilit do të takohet me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Slloveni dhe më pas do të ndalojë në Gjermani, Itali, Vatikan, Francë dhe Britaninë e Madhe. Kjo pritet të jetë vizita e fundit zyrtare e Presidentit Bush në Evropë, para largimit nga posti në janar të vitit të ardhshëm.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Stiven Hadli thotë se Presidenti Bush do të ketë një plan të ngjeshur gjatë vizitës së tij në Evropë.

"Në takimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dhe gjatë bisedimeve dy-palëshe në disa vende evropaine, Presidenti do t’i nxisë udhëheqësit evropianë të bashkëpunojnë me SHBA, për t’iu përgjigjur një sërë sfidave globale, me të cilat ndeshen të dyla palët" , - tha zoti Hadli.

Mes tyre janë tregtia, ndryshimet klimatike, kriza botërore e ushqimeve dhe një numër i madh çështjesh të sigurisë, që nga nxitja e stabilitetit në Ballkan, e deri tek paqja në Lindjen e Mesme. Gjatë turneut të tij evropain, Presidenti do të takohet me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, tre vende everopiane të angazhuara në një nismë diplomatike me Iranin. Zoti Bush do të diskutojë mbi mënyrat për të mos lejuar Teheranin të sigurojë armë bërthamore.

"Udhëheqësit do të diskutojnë lidhur me shkallëzimin e përpjekjeve diplomatike në bisedime shumëpalëshe dhe dypalëshe. Mes tyre janë vendosja e më tepër sanksioneve ndaj Iranit, në përputhje me rezolutën 1803 të Këshillit të Sigurimit" ,- tha ai.

Por zoti Hadli thotë se ai pret që të mos ketë ndryshime të rëndësishme në qëndrimin ndaj shumë çështjeve, duke shtuar se këto bisedime janë pjesë e një procesi të gjatë. Ai thotë se shumë nga diskutimet dy-palëshe që presidenti Bush do të zhvillojë me udhëheqësit evropianë do t’i ndihmojnë ata të përgatiten për Takimin e Grupit të 8-shes në Japoni, në muajin korrik.

"Ajo që do të shohim në këto takime, është bashkëpunimi në prag të takimit të grupit të 8-ëshes për një numër çështjesh, ku në fakt do të merren vendime zyrtare" , - tha ai.

Ekspertë të marëdhënieve transatlantike janë të të njëjtit mendim, se nuk pritet ndonjë njoftim i rëndësishëm, sidomos në takimin mes SHBA-së dhe BE-së, ku kryeministri i Sllovenisë do të përfaqësojë vendet anëtare të BE-së. Regjinald Dejl, i Qendrës për Sigurinë dhe Studimet Ndëkrombëtare në Washington thekson se këto takime vjetore nuk njihen për marrjen e vendimeve të guximshme. Por ai shton se ato tregojnë se Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e Presidenti Bush është e ndërgjegjshëm për rëndësinë e BE-së.

"Në mandatin e tij të parë, Presidenti u kritikua pikërisht për marrëdhëniet që mbante me kryeqytetet e veçanta dhe për përpjekjet për t’i kundërvënë ato ndaj njeri tjetrit dhe nga ana tjetër, që nuk i kushtonte shumë rëndësi Bashkimit Evropian. Ndërsa mandatin e dytë ai e filloi me një vizitë tepër simbolike, që ishte vizita e tij e parë jashtë vendit, duke shksuar në selinë e Komisonin Evropian në Bruksel. Presidenti Bush u bë kështu presidenti i parë amerikan që hynte në këtë ndërtesë," - thotë analisti.

Presidenti do qëndrojë një ditë në Slloveni dhe më pas ai do të shkojë në Berlin, Romë, Vatikan, Paris, Londër dhe Belfast. Ai do shkojë në Irlandën e Veriut vetëm disa ditë pasi votuesit irlandezë të kenë votuar në referendumin e rëndësishëm lidhur me reformën e BE-së.//lk

XS
SM
MD
LG