Lidhje

Konsorciumi amerikano-zvicerian shpallet oferta më e mire për ARMO


Në Shqipëri ministria e ekonomisë bëri sot të njohura vlerësimet për ofertat e kompanive të cilat morën pjesë në procesin e privatizimit të 85 përqind të aksioneve të kompanisë shqiptare të naftës Armo. Pikët maksimale në bazë të ofertës financiare dhe vlerësimit teknik i janë dhënë konsorciumit të përbërë nga kompania amerikane Refinery Associates of Texas dhe një kompanie amerikano-zvicerane. Shpallja përfundimtare e fituesit do të bëhet nga qeveria.

XS
SM
MD
LG