Lidhje

Gjermania dhe Franca, marrëveshje për pakësimin e gazit karbonik

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vendi i saj dhe Franca kanë shënuar atë që ajo e cilësoi si “një arritje të rëndësishme” në përpjekjet për të pakësuar çlirimin e gazit karbonik nga makinat e reja.

Zonja Merkel i bëri komentet sot në qytetin bavarez të Straubing-ut, pas bisedimeve me Presidentin francez Nikola Sarkozi. Ajo tha se së bashku me Presidentin Sarkozi kishin rënë dakord të mbështesin objektivin e Bashkimit Evropian për të vendosur një tavan prej 120 gramë gaze karbonike për kilometër, një objektiv që Bashkimi Evropian synon ta përmbushë brenda vitit 2012.

Sipas marrëveshjes së sotme, siç pohuan dy udhëheqësit, objektivi i Bashkimit Evropian do t’u lejonte një periudhë të konsiderueshme makinave të shtrenjta të kompanive si BMV, Daimler dhe Porsh, që të përmbushnin standartet. Gjermania ka shprehur shqetësim se propozimi fillestar ndëshkonte pa të drejtë makinat e luksit të prodhuara nga firmat gjermane.

Takimi në Straubing zhvillohet ndërkohë që Franca përgatitet të marrë Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 korrik.

XS
SM
MD
LG