Lidhje

Turqi: Përsëri në debate çështja e shamive të kokës


Kryeministri i Turqisë Rexhep Taxhi Erdohan e akuzon Gjykatën Kushtetuese të vendit se po e tejkalon autoritetin e vet, duke anuluar një ligj, i cili lejon mbajtjen e shamive të kokës në universitete.

Zoti Erdohan u tha deputetëve në Parlamentin e vendit, se pushteti legjislativ u përket vetëm anëtarëve të parlamentit, të zgjedhur me votën e popullit. Ai tha se askush nuk mund t’ia heqë këtë fuqi Parlamentit.

Kryeministri turk tha se duke anuluar ligjin e sanksinuar me kushtetutë, Gjykata Kushtetuese e tejkalon vetë kushtetutën. Ai tha se gjykata ka vetëm autorizimin për të shqyrtuar aspektet proceduriale të një amendamenti dhe jo me përmbajtjen e tij.

Zoti Erdohan po ashtu kritikoi gjykatën, se nuk e ka publikuar arsyen e vendimit të saj. Javën e kaluar, gjykata anuloi reformat kushtetuese që lejonin përsëri shamitë të kokës në universitete, pas ndalimit për shumë vjet me radhë.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhej se reformat ishin shkelje ndaj parimeve laike të Turqisë. //ad//

XS
SM
MD
LG