Lidhje

Rritja e çmimit të naftës ngre defiçitin tregtar amerikan për muajin prill


Rritja e madhe e çmimit të naftës e ka ngritur defiçitin tregtar amerikan për muajin prill në nivelin më të lartë në më tepër se një vit.

Një raport i qeverisë i publikuar të martën tregon një diferencë prej rreth 61 miliardë dollarësh, mes eksporteve dhe importeve amerikane për muajin prill. Kjo shifër është thuajse 8 për qind më e lartë se ajo e muajit mars, për shkak të çmimit të lartë të naftës së importuar.

Drejtori i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, shprehu shqetësim për çmimet e larta të naftës. Ai tha se po shtohet rreziku i inflacionit, ndërkohë që rreziku i recesionit vazhdon, por po zbutet.

Investitorët i interpretuan komentet e zotit Bernanke si një sinjal se Banka Qendore i ka dhënë fund serisë së uljeve të vazhdueshme të interesave bankare madje mund t'i rrisë gjatë muajve të ardhshëm. //bsa//

XS
SM
MD
LG